Policia e Tiranës ka sekuestruar kamerat e sigurisë si pjesë të hetimeve për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në kryeqytet.
Pamjet e sigurisë kanë regjistruar momentin kur një e shtënë doli nga armë, dhe menjëherë pas plumbit, 52-vjeçari ka rënë përdhe, pasi plumbi e goditi në kokë. Sidoqoftë, kamerat nuk kanë arritur të regjistrojnë autorin ose autorët e krimit, për shkak të mungesës së dritës në vendngjarje.
Grupi hetimor ka marrë në pyetje familjarët e viktimës, të cilët kanë mohuar të kenë dijeni për ndonjë përplasje të mundshme të Reçit me individë të tjerë.
Eduart Reçi ishte pronar i një kompanie ndërtimi, ndërsa më herët ka mbajtur pozita drejtuese në SHISH (Shërbimi Informativ i Shtetit). Hetimet vazhdojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe identifikimin e autorëve të krimit.
Atentati në Tiranë/ Humb jetën biznesmeni që u qëllua me plumb në kokë