Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Johnathan Heagraves, iu bashkua sot Policisë së Kosovës për të testuar katër dronët e rinj, dhuratë nga ambasada britanike.
Ky donacion ka për qëllim forcimin e kapaciteteve të Policisë së Kosovës për luftën kundër krimit të organizuar dhe drogës.
Heagraves theksoi se Bashkimi i Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosova janë të angazhuara për të luftuar krimin në rajon, duke vlerësuar punën e Policisë së Kosovës në konfiskimin e drogës me vlerë miliona euro.
“Mbretëria e Bashkuar dhe Kosova janë krenare që punojnë së bashku për të luftuar krimin e organizuar që prek ne të dy dhe të gjithë rajonin. Policia e Kosovës ka bërë një punë të mahnitshme në konfiskimin e drogës në vlerë miliona euro.
Ishte kënaqësi për mua të vazhdoj partneritetin tonë me Policinë e Kosovës përmes një donacioni tjetër të katër dronëve të tjerë që do t’i mundësojnë Policisë së Kosovës të vazhdojë luftimin e krimit rreth kufijve të Kosovës”, ka shkruar Heagraves.