-sidi education-spot_img
20.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tiranë/ Goxhaj: Jemi drejt përfundimit të zjarrit, brenda s’ka qytetar të dëmtuar!

Kryesoret

Drejtori i Zjarrfikëses Tiranë, Shkëlqim Goxhaj, në një deklaratë për mediat nga vendngjarja ka reagur lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë pasdite në Tiranë, ku një pallat banimi pranë QSUT u shkrumbua totalisht nga zjarri masiv.

Sipas tij zjarri është izoluar në një seksion dhe po vijon më tej puna për shuarjen e plotë.

Duke u ndalur tek dyshimet e para sa i përket shkaqeve të zjarrit, ende nuk ka një informacion të konfirmuar, por Goxhaj u shpreh se mund të ketë ardhur nga kati i parë i godinës, ku dhe ndodhen bizneset.

Fjala e Goxhajt

Mendoj se jemi drejt përfundimit të situatës së zjarrit dhe deri më tani nuk kemi informacion apo ankesa nga qytetarët që brenda të kemi qytetarë të dëmtuar. Ju e patë në momentet e para ne u përqendruam në evakuimin e qytetarëve, ku përqendruam dy autoshkallë, një në pjesën perëndimore dhe një në pjesën veriore. Bëmë evakuimin e disa qytetarëve që ishin brenda në objekt.
Për momentin ne kemi izoluar vatrën e zjarrit brenda një seksioni, ndërsa seksionet e tjera nuk rrezikojnë që të preken nga zjarri. Jemi drejt përfundimit të zjarrit.
Nga volumi i zjarrit që shohim, mendoj që zjarri është në katin e parë të objektit, ku ka qenë një biznes dhe pas vendosjes në kontroll të situatës, inspektorët e parandalimit të shërbimit zjarrfikës, në bashkëpunim me oficerët e policisë gjyqësore do bëjnë ekspertizën e nevojshme për të përcaktuar saktësisht vatrën e zjarri

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit