Dy shqiptarë janë dënuar me 8 vite burg në total për tregti droge në Angli, pas kapjes së 181 doza kokaine, vlerësuar mbi 7,000 paund.
Arrestimi ndodhi në muajin gusht, pas një operacioni të drejtuar nga inteligjenca policore në Abbey Street. Dy të rinjtë, Irgert Shehu dhe Arnis Rizahi, u kapën me sasi të konsiderueshme kokaine dhe para të gatshme, duke operuar në një bazë droge të fshehur në një banesë.
Të dy janë dënuar me nga 45 muaj burg për posedim dhe shpërndarje të kokainës.