-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Transferimi surprizë i janarit, Kacurri zyrtarizohet në Angli

Kryesoret

Futbollisti i ri shqiptar, Maldini Kacurri, është zyrtarizuar si lojtar i Grimsby, klub i Ligës Dy në Angli. 20-vjeçari ka firmosur kontratë që e lidh me skuadrën deri në verën e vitit 2027, duke u shkëputur përfundimisht nga Arsenali, ku debutoi edhe me ekipin e parë.

Kacurri debutoi me Kombëtaren shqiptare në vitin 2025, gjatë një miqësoreje ndaj Gjibraltarit.

Pas një periudhe huazimi te Morecambe gjatë pjesës së parë të sezonit, sulmuesi shqiptar tashmë nis një aventurë të re në Angli, duke synuar të japë kontributin e tij në Ligën Dy.

Detajet financiare të transferimit nga Arsenali nuk janë bërë publike, ndërsa Grimsby prezantoi lojtarin përmes një videoje në rrjetet sociale. Klubi shpreson që Kacurri të bëjë diferencën në sulm dhe të ndihmojë skuadrën në objektivat e këtij sezoni.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit