-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Banka e Shqipërisë: Qeveria duhet të rishikojë skemën e pensioneve

Kryesoret

Pensionistët vazhdojnë që të jenë kryefjalë. Banka e Shqipërisë  që kërkon një rishikim të skemës së pensioneve, pasi përbën problem për financat publike për shkak të plakjes së popullsisë dhe mungesës së krahut aktiv të punës.

Luljeta Minxhozi, Zv/Guvernatore e Bankës së Shqipërisë deklaroi sot në Komisionin e Ekonomisë se “Kërkojmë rishikim të skemës së pensioneve, përbën rrezik për financat publike. Skema e pensioneve po sfidohet fort nga ndryshimet demografike, plakja e popullsisë dhe emigrimi i krahut të punës. Mbështesim qeverinë në një skemë të re në përputhje me skemat e BE-se. Skemën e pensioneve duhet t’a rishikojmë sepse bëhet rrezik potencial për ritmin e rritjes ekonomike” tha ajo.

Banka e Shqipërisë gjithashtu lidhur me buxhetin e vitit të ardhshëm, nënvizon se duhet të analizohet edhe informaliteti pasi është në parametra të larta, për shkak të mosdeklarimit të pagave.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit