-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Blushi: Takime derë më derë për 5 prioritetet e PL për 4 milionë shqiptarë

Kryesoret

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, zhvilloi sot një takim me strukturat rinore të partisë, ku diskutuan për organizimin e partisë në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit 2025.

Në këtë takim, Blushi theksoi se angazhimi i të rinjve është esencial për forcimin e Partisë së Lirisë dhe ndikimin që ata mund të kenë në ndryshimin që Shqipëria ka nevojë.

Blushi u ndal në disa prej prioriteteve të partisë, duke theksuar se përmirësimi i kushteve të jetesës për 4 milionë shqiptarë është një nga objektivat kryesore. Ai shpjegoi planin e Partisë së Lirisë për të realizuar një fushatë takimesh “derë më derë” për të prezantuar këto prioritete dhe për të angazhuar qytetarët në procesin e ndryshimit.

“Faleminderit Ioana, faleminderit Lazarin, faleminderit Anisa, që jeni shembuj të shkëlqyer të Këshilltarëve të rinj të Partisë së Lirisë, jo vetëm në Bashkinë e Durrësit, por në të gjithë vendin“, – tha Blushi, duke u shprehur mirënjohës për angazhimin e rinisë në strukturat e partisë.

Blushi vuri në dukje se “Partia e Lirisë është Partia e Rinisë”, duke i bërë thirrje strukturave rinore të intensifikojnë aktivitetet e tyre, sidomos në shkolla, universitete dhe në çdo lagje dhe qytet të Shqipërisë. Ai theksoi se Partia e Lirisë do të vazhdojë luftën kundër “Narkoregjimit të Edi Ramës”, që, sipas tij, është një “armik i të rinjve dhe të rejave të vendit”.

Në fjalën e tij, Blushi kritikoi qeverinë e Edi Ramës për neglizhencën ndaj të rinjve, duke përmendur varfërinë e mundshme të këtij sektori. “Edi Rama ka bërë cdo përpjekje për të zbehur zërin tuaj, për të kufizuar ëndrrat tuaja, dhe për t’ju detyruar të punoni nën kushte të papranueshme”, theksoi Blushi.

Ai shtoi se Partia e Lirisë ka një program konkret që synon të sjellë ndryshimin që vendi ka nevojë, me fokus të veçantë në nxitjen e krijimit të familjeve të reja dhe mbështetjen e të rinjve. Blushi theksoi se për të realizuar këtë, Partia e Lirisë ka parashikuar 5 prioritetet madhore, që përfshijnë ndalimin e shpopullimit, dyfishimin e pagave, investimin në arsim dhe zhvillimin e kapitalit njerëzor, si dhe mbështetje për sektorin bujqësor dhe eksportues.

Rinia është kyç për ndryshimin që duam“, përfundoi Blushi, duke bërë thirrje për bashkim dhe veprim të shpejtë në këtë drejtim.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit