-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Çekia mban epërsinë ndaj Shqipërisë në historikun e përballjeve direkte

Kryesoret

Kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë mbrëmjen e së shtunës përfaqësuesen e Çekisë në stadiumin “Air Albania” për një ndeshje të rëndësishme në kuadër të grupit B1 të Ligës së Kombeve.

Shqipëria dhe Çekia janë përballur katër herë që nga ndarja e Çekisë nga Sllovakia. Statistikat e deritanishme tregojnë një epërsi të lehtë për çekët, të cilët kanë fituar dy ndeshje, ndërsa një sfidë ka përfunduar në barazim dhe një ka rezultuar me fitore për Shqipërinë.

Dueli i parë mes dy ekipeve u zhvillua më 8 qershor 2021 në një miqësore, ku çekët triumfuan me rezultatin 3-1. Ndërkohë, sezonin e kaluar, për kualifikueset e EURO 2024, Shqipëria mori një barazim 1-1 në Pragë më 7 shtator, me golin e Nedim Bajramit. Më 12 tetor 2023, në ndeshjen e kthimit, Shqipëria mundi Çekinë 3-0 në “Air Albania”, duke siguruar kualifikimin për në EURO 2024.

Sfida e fundit mes dy ekipeve, më 11 tetor 2024 në Pragë, për grupin B1 të Ligës së Kombeve, përfundoi me fitoren 2-0 të Çekisë, me dy gola të shënuar nga Thomas Chory.

Në total, kuqezinjtë kanë shënuar 5 gola në këto përballje, ndërsa çekët kanë shënuar 6 herë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit