Reshjet e para të dëborës kanë nisur në juglindje të Shqipërisë, duke zbardhur Dardhën dhe lartësitë mbi 1400 metra.
Dëbora ka filluar me intensitet të ulët, pa shkaktuar probleme në qarkullimin e automjeteve, ndërkohë që grupet e punës janë në terren për monitorim. Temperaturat në Dardhë janë rreth 3 gradë Celsius, dhe pritet që reshjet të vazhdojnë gjatë natës.
Ky është fillimi i stinës së dimrit për rajonin e Korçës, ku temperaturat kanë rënë ndjeshëm gjatë 48 orëve të fundit.