Banorët e Libanit janë tmerruar nga sulmi i fundit i Izraelit pasi janë vrarë 12 persona dhe janë plagosur disa të tjerë. Në mesin e viktimave, raporton mbrojtja civile libaneze e cituar nga Al Jazeera, ka 5 punonjës të shëndetësisë.
Izraeli bëri publike urdhrin e evakuimit të detyrueshëm për banorët. Sulmi ka goditur qendrën e mbrojtjes civile pranë qytetit Baalbek dhe Tayouneh në Libanin Lindor.
Ndërsa këtë javë Izraeli ka rritur sulmet ajrore kundër periferive jugore të Bejrutit të kontrolluara nga Hezbollahu.