-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Organizatat humanitare kundër marrëveshjes Itali-Shqipëri: Mjekë mos bashkëpunoni

Kryesoret

Organizatat humanitare që ofrojnë kujdes shëndetësor për emigrantët kanë denoncuar marrëveshjen e migracionit mes Italisë dhe Shqipërisë, duke e quajtur atë një shkelje të etikës mjekësore. Ato u kanë bërë thirrje punonjësve të kujdesit shëndetësor që të mos bashkëpunojnë me këtë marrëveshje.

Në një analizë të publikuar ditën e premte, organizatat kritikuan procedurat e kontrollit të emigrantëve në anijet italiane dhe më pas në qendrat shqiptare, ku ata do të klasifikohen si “të cenueshëm” apo jo. Sipas organizatave, për emigrantët që kanë kaluar kalime të rrezikshme nëpër Mesdhe, nuk ekzistojnë kushte dhe instrumente të duhur për të bërë një vlerësim të tillë. Për më tepër, shumica e emigrantëve kanë kaluar abuzime fizike, psikologjike dhe seksuale që duhet t’i bëjnë ata të papërshtatshëm për paraburgim.

Grupet humanitare theksuan se emigrantët janë të rrezikuar nga çrregullime të stresit post-traumatik dhe pasojat e tjera të rënda mendore dhe fizike, duke kërkuar që ata të trajtohen si të tillë dhe të mbrohen nga shkeljet e të drejtave të njeriut.

“Protokolli Itali-Shqipëri shkel kodin e etikës mjekësore dhe të drejtave të njeriut dhe vë në rrezik shëndetin fizik dhe psikologjik të emigrantëve”, thuhet në deklaratë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit