-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Osmani: Kosova mund të zbatojë njëanshëm marrëveshjen e Ohrit

Kryesoret

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka propozuar mundësinë e zbatimit të njëanshëm të marrëveshjes së Brukselit dhe Ohrit me Serbinë, duke theksuar se ky proces mund të realizohej në këmbim të garancive ndërkombëtare.

Megjithatë, presidentja tha se deri tani nuk ka pasur një përgjigje konkrete nga aleatët ndërkombëtarë për këtë propozim.

“Është qëndrimi vetëm i imi, jo domosdoshmërisht i institucioneve tjera, e kam thënë, ka të bëjë me mënyrën të cilat ne i kemi shfrytëzuar në vitin 2007-2008. Atëherë kur Serbia nuk zbatonte, ne e kemi pasur me marrëveshjen tonë me partnerët, me aleatët edhe pse Kosova pakon e Ahtisarit e kishte zbatuar në mënyrë të njëanshme ajo çfarë kishte përfituar ishte pavarësia, njohjet, anëtarësimi në organizatat ndërkombëtare. Në qoftë se partnerët ndërkombëtarë janë të interesuar që ne të ulemi me ta dhe zbatimi i marrëveshjeve nga ana e Kosovës të lidhet me përkrahje ndërkombëtare, garanci të sigurisë, njohje dhe anëtarësim në organizata ndërkombëtare kjo është një situatë e re. Megjithatë, deri tani nuk ka pasur përgjigje konkrete nga ana e komunitetit ndërkombëtar për një gjë të tillë”, ka deklaruar presidentja.

Në lidhje me draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, Osmani theksoi se ky draft mund të dërgohet në Gjykatën Kushtetuese vetëm pasi të miratohet si akt juridik nga Qeveria e Kosovës. Ajo shtoi se pa miratimin e këtij akti nga Qeveria, nuk mund të nisë asnjë procedurë për dërgimin në Kushtetuese, duke përmendur se marrëveshja e Ohrit kërkon zbatim nga të dyja palët, ku dhe Serbia duhet të përmbushë detyrimet e saj për të pasur kuptim.

“Zbatimi i marrëveshjes ka kuptim vetëm nëse të dyja palët e zbatojnë. Kosova ka ndërmarrë detyrime të rëndësishme, por ato kanë vlerë vetëm nëse Serbia zbaton marrëveshjen,” theksoi Osmani.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit