Një proces gjyqësor ka nisur në Bruksel për një bandë shqiptaro-bullgare që akuzohet për trafik ndërkombëtar droge, por pas një ore, seanca u ndërpre për shkak të një problemi me përkthyesin.
Gjyqtari vendosi ta shtyjë procesin pasi përkthyesi i angazhuar nuk ishte në gjendje të kuptonte dhe të përkthente saktë holandishten, gjë që krijoi pengesa në zhvillimin e seancës.
Banda, e cila vepronte nga Belgjika dhe transportonte kokainë nga Holanda në Mbretërinë e Bashkuar, u zbulua pas hetimeve të kryera bazuar në komunikimet e deshifruara të aplikacionit SKY ECC. Gjatë operacionit, autoritetet konfiskuan më shumë se 40 kilogramë kokainë dhe heroinë, 12 armë zjarri dhe afërsisht 100 mijë euro në para të gatshme.
Në total, 11 persona u arrestuan, dhe 10 prej tyre janë paraqitur para gjykatës për t’u gjykuar për akuzat e trafikimit të drogës.