Ish-kryeministri Sali Berisha i ka uruar Kombëtares shqiptare sukses në ndeshjen e mbrëmjes së sotme me Çekinë, e vlefshme për Ligën e Kombeve.
Gjatë një fjalimi nga dritarja e banesës, Berisha ka shprehur mbështetje të fuqishme për ekipin, duke theksuar: “Le t’i urojmë ne ekipit kombëtar, fitore, fitore, fitore!”
Ndeshja Shqipëri-Çeki do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare” në orën 20:45. Trajneri Silvinjo ka publikuar formacionet zyrtare për këtë takim.