Pas aksionit blic të zhvilluar mbrëmjen e djeshme disa zona të kryeqytetit dhe në Durrës, ku u zbulua edhe një laborator droge, SPAK njofton sot detajet e këtij operacioni.
Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme bëhet me dije se është zbardhur një rrjet ndërkombëtar të trafikimit të lëndës narkotike të llojit kokainë nga vendet e Amerikës Latine, e kontaminuar dhe më pas e përpunuar dhe trafikuar në Shqipëri dhe në tregun evropian.
“Material të papërpunuar prej 48 tonësh (rreth 850 lëkurë gjedhi) ku dyshohet se fshihet lëndë narkotike, të importuara nga Amerika Latine në shtator dhe nëntor 2024;
6.1 kg lëndë narkotike e dyshuar si kokainë;
36,270 euro, 357,046 lekë të reja dhe 57 milionë peso kolumbiane (afërsisht 12, 200 euro);
89.5 kg përzierës të ngurtë dhe 50 kg solucion të lëngshëm për përgatitjen e kokainës;
Pajisje për ngritjen e laboratorëve, si presa, axheton, epruveta qelqi, preparate kimike, mikrovalë, qese paketimi, dhe llampa nxehtësie;
22 telefona celularë, 2 laptopë, 7 karta banke dhe 17 karta SIM;
3 automjete të markave të ndryshme dhe dokumente të tjera të rëndësishme” njofton SPAK.
Brenda 850 lëkurave, si u transportua kokaina nga nga Amerika Latine në Tiranë?
Shqiptarët e arrestuar;
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetasit e huaj të arrestuar:
- Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
- Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
- Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian