19-vjeçari shqiptar Arbër Axhami është dënuar me 14 muaj burg në Angli pasi u kap me një arsenal armësh në makinën e tij.
Ai u arrestua pas një kontrolli të rastësishëm në qytetin Doncaster, ku u gjetën municione, shigjeta dhe thika. Axhami, i cili po udhëtonte me një Mercedes pa patentë shoferi dhe pa siguracion, pranoi të gjitha akuzat për mbajtje armësh dhe drejtim mjeti pa leje.
Ai u dënua nga Gjykata e Kurorës në Sheffield, pasi pranoi fajin më 17 tetor.