Ministria e Jashtme iraniane ka hedhur poshtë raportet se ambasadori i Iranit në Kombet e Bashkuara, Amir Saeid Iravani, zhvilloi një takim sekret me miliarderin Elon Musk në Nju Jork këtë javë.
Sipas gazetës New York Times, dy burime të paidentifikuara iraniane kishin pohuar se takimi mes Iravanit dhe Musk kishte për qëllim “zbutjen e tensioneve” mes SHBA-së dhe Iranit dhe ishte cilësuar si “pozitiv”.
Por, Ministria iraniane e Jashtme e quajti këtë informacion “raport të rremë”, duke mohuar kategorikisht çdo bisedë të tillë. As Musk dhe as misioni iranian në OKB nuk kanë komentuar publikisht këtë çështje.