-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laboratori i drogës në Qerekë/ Zbulohen detaje të reja

Kryesoret

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me laboratorin e kokainës të zbuluar në fshatin Qerekë, Fushë-Krujë. Sipas informacionit të siguruar, dy shtetas nga Venezuela dhe një nga Kolumbia ishin kimistët përgjegjës për prodhimin e lëndës narkotike në një shtëpi të fshehur në këtë fshat. Laboratori përdorte një metodë të sofistikuar për fshehjen e kokainës, që kalonte nga Amerika Latine dhe transportohej deri në Shqipëri, e fshehur në lëkurën e gjedhëve.

Pas përpunimit në laborator, kokaina shpërndahej në Shqipëri dhe Spanjë. Operacioni i koordinuar nga SPAK çoi në sekuestrimin e rreth 89 kilogramë përzierje të ngurtë dhe 50 kilogramë solucion të lëngshëm për prodhimin e kokainës. Po ashtu, janë konfiskuar pajisje speciale për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve të drogës, si dhe substanca kimike të përdorura në procesin e përpunimit.

Një tjetër gjetje e rëndësishme ishte sekuestrimi i rreth 48 tonëve lëkurë gjedhësh, që shërbenin si mbulesë për kokainën e kontrabanduar. Laboratori ka nisur aktivitetin që në vitin 2023, dhe procedimi penal është hapur nga autoritetet që atëherë.

Shqiptarët e arrestuar:

Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetasit e huaj të arrestuar:

Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian

Laboratori i kokainës në Qerekë/ SPAK: Pranë portit dhe aeroportit, ishin të sinkronizuar

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit