Laboratori i ngritur në Qerekë të Fushë Krujës dhe ambientet ndihmëse në Tiranë dhe Durrës, ishin vendosur sipas SPAK-ut në pika strategjike të infrastrukturës kombëtare. Pranë aeroportit më të madh të vendit, dhe portit të Durrësit, këto zona vështirësonin monitorimin nga ajri prej agjencive ligjzbatuese, dhe nga ana tjetër lehtësonin transportin e shpejtë të drogës dhe përzierësve kimike, duke siguruar një qasje të shpejtë në tregjet kombëtare dhe ndërkombëtare.
Përzgjedhja e këtyre lokacioneve tregon qartazi një planifikim të kujdesshëm, ku distanca e afërt me nyjet kryesore të logjistikës kombëtare ishte një faktor kyç për funksionimin pa ndërprerje të këtij rrjeti kriminal.
Rrjeti operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës.
Ndërkohë, financuesit shqiptarë siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara.
Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.
Shqiptarët e arrestuar;
- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
- Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
- Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
- Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
- Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetasit e huaj të arrestuar:
- Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
- Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
- Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian