-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laboratori i kokainës/ SPAK: Financuesit shqiptarë! Po kush janë?

Kryesoret

Rrjeti i laboratorit të kokainës sipas SPAK-ut operonte në mënyrë të sinkronizuar, me çdo hallkë të përcaktuar në mënyrë të detajuar. Ekspertët e huaj përqendroheshin në proceset teknike të përpunimit, duke shfrytëzuar aftësitë e tyre për të ngritur laboratorë të përpunimit të drogës.

Ndërkohë, sipas SPAK-ut siguronin investimet, pajisjet dhe përbërësit kimikë. “Transportuesit dhe përpunuesit lokalë luanin rolin e tyre për të siguruar lëvizjen e sigurt të drogës dhe pajisjeve, ndërsa shpërndarësit kishin detyrën për ta futur drogën në tregjet e destinuara” thotë SPAK-u por tregon kush janë.

Laboratori/ Si funksiononte rrjeti dhe si e nxirrnin ekspertët kokainën nga “lëkura e bagëtive”?

Shuma e madhe e parave e vënë në dispozicion të financimit të këtij aktiviteti, pajisjet teknologjike dhe mjetet e përpunimit të drogës tregojnë për nivelin e lartë të organizimit dhe burimeve financiare të këtij grupi kriminal.

Laboratori i kokainës! 10 të arrestuar, 2 janë nga Venezuela dhe një nga Kolumbia

Shqiptarët e arrestuar;

  1. Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
  2. Klajdi Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
  3. Artion Caushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
  4. Endi Sejdini 25 vjeç, banues në Krujë
  5. Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
  6. Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
  7. Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës

Shtetasit e huaj të arrestuar:

  1. Hiwlen Ledezma Narvaez 41 vjeç, kolumbian
  2. Joze Ramon Zacarias Vasquez 35 vjeç, venezuelian
  3. Samuel Alfonso Moreno Serrano 42 vjeç, venezuelian

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit