Në stadiumin “Arena Kombëtare”, sfida mes Shqipërisë dhe Çekisë ka nisur me shumë emocione. Aktualisht rezultati është 0-0, por kanë ndodhur dy raste dramatike brenda pak minutash:
13′: Suçek godet nga distanca dhe topi godet traversën, shpëton portën e Strakoshës.
12′: Pas një goditjeje këndi, Jemelka godet me kokë, por një tjetër traversë shpëton Shqipërinë.
Përveç këtyre momentëve të nxehta, loja vijon të jetë e balancuar, me Shqipërinë që tenton të reagojë nën presionin e çekëve.
Do të ketë shumë më tepër emocione, që mund të sjellin shpërthime edhe në pjesën e dytë të këtij dueli vendimtar.