Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar se udhëheqësit e Izraelit dhe Libanit do të zhvillojnë bisedime pas një periudhe të gjatë, prej rreth 34 vitesh pa dialog.
Në një postim në Truth Social, Trump tha se po përpiqet të krijojë mundësi për hapësirë dhe dialog mes dy shteteve të përfshira.
“Po përpiqem të gjej pak hapësirë për të marrë frymë midis Izraelit dhe Libanit. Ka kaluar shumë kohë që kur dy udhëheqësit kanë folur, rreth 34 vjet. Do të ndodhë. Shkëlqyeshëm!”









