-sidi education-spot_img
4.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHQIPËRI-ÇEKI/ Pjesa e parë mbyllet pa gola, Laçi udhëheq sulmin për kuqezinjtë

Kryesoret

Në një nga ndeshjet më të rëndësishme të Grupit B1 të Ligës së Kombeve, Shqipëria po luan ndaj Republikës Çeke në “Arenën Kombëtare”. Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 0-0, ndërsa kuqezinjtë kanë treguar karakter, duke zhvilluar një lojë të kujdesshme dhe duke u mbështetur në ofensivën e Laçit, i cili ka luajtur një rol të avancuar në mesfushë.

Skema 4-3-3 e trajnerit Sylvinho ka funksionuar mirë, me Strakoshën në portë dhe mbrojtësit Balliu, Ismajli, Ajeti dhe Mitaj që kanë mbajtur të paprekur rrjetën. Në mesfushë, Asllani dhe Ramadani kanë dhënë kontrollin e lojës, ndërsa Asani dhe Bajrami kanë mbuluar krahët.

Maja e sulmit i është besuar Indrit Tucit, që është përpjekur të krijojë mundësi. Shqipëria kërkon fitoren, e cila është thelbësore për mbajtjen e shpresave për vendin e parë në grup.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit