Në sfidën e sotme të Kombëtares së Shqipërisë kundër Çekisë, trajneri Sylvinho ka vendosur të lërë katër lojtarë jashtë formacionit dhe t’i dërgojë në tribunë.
Mungesat për këtë ndeshje janë: portieri Simon Simon, mbrojtësi Jon Mersinaj, mesfushori Feta Fetaj dhe sulmuesi Mirlind Daku.
Për shkak të një liste prej 27 lojtarësh, trajneri i është dashur të bëjë këtë zgjedhje për të përmbushur rregullat dhe për t’i reduktuar lojtarët në 23 që janë të lejuar për këtë ndeshje.