Në një ngjarje të turpshme pas ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë, një zyrtar i ekipit rumun ka tentuar të sulmojë fizikisht sulmuesin kosovar, Edon Zhegrova. Incidenti ka ndodhur në tunelin e dhomave të zhveshjes, pas tensioneve që shpërthyen gjatë përplasjes së kapitenit të Kosovës, Amir Rrahmani, me futbollistin rumun Denis Alibec. Kjo ngjarje ka ndodhur pas një atmosfere të tensionuar në stadium, ku tifozët rumunë kishin shkaktuar kore anti-shqiptare, duke shtuar edhe më shumë irritimin në fushë.
Për fat të mirë, sulmi ndaj Zhegrovës është shmangur falë ndërhyrjes së punonjësve të Federatës së Kosovës, që kanë mbrojtur lojtarin dhe e kanë larguar zyrtarin e Rumanisë nga situata. Ky incident është bërë viral në rrjetet sociale, ndërsa Federata e Kosovës ka shprehur shqetësimin për sjelljen e papranueshme të zyrtarëve rumunë. Kjo ngjarje ka shtuar tensionet mes dy palëve dhe ka nxitur një reagim të fortë nga opinioni publik dhe autoritetet sportive. VIDEO