Ditën e sotme një 57-vjeçar i identifikuar si Ndue Nikolli është aksidentuar teksa punonte në Sarandë. Ai dyshohet se ka rënë nga lartësia teksa punonte në një godinë.
57-vjeçari me banim në Durrës ka pësuar dëmtime në kokë dhe si pasojë është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.