-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Arbër Hitaj, gazetari i parë shqiptar në krye të Shoqatës së Gazetarëve Europianë

Kryesoret

Gazetari shqiptar Arbër Hitaj është zgjedhur president i Shoqatës së Gazetarëve Europianë (AEJ), duke u bërë i pari shqiptar që merr drejtimin e kësaj organizate prestigjioze. Zgjedhja e tij u bë gjatë Asamblesë së 62-të të Shoqatës, e cila u zhvillua në Romë, ku morën pjesë përfaqësues nga 20 vende të Europës.

Në një reagim, Hitaj falënderoi për mbështetjen ndërkombëtare dhe theksoi se kjo është një arritje e madhe për Shqipërinë dhe për punën e gazetarëve shqiptarë. Ai u shpreh se mbrojtja e lirisë së medias është një sfidë e vazhdueshme dhe një “maratonë”, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes për gazetarët në të gjithë Europën.

Ky moment shënon një përparim të rëndësishëm në historinë e gazetarisë shqiptare, pasi është hera e parë që një gazetar shqiptar drejton një nga shoqatat më të vjetra dhe prestigjioze të medias në Europë. Shoqata e Gazetarëve Europianë luan një rol kyç në mbrojtjen e të drejtave të gazetarëve dhe garantimin e lirisë së shprehjes në nivel europian.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit