Policia e Dibrës ka parandaluar një ngjarje kriminale duke arrestuar një 20-vjeçar, Luiz Dikollari, i cili po qarkullonte me automjet me targa të huaja, i armatosur me një kallashnikov dhe një bidon me benzinë.
Gjatë operacionit “Inteligjenca”, policia ka sekuestruar armën, municion luftarak dhe lëndën djegëse, duke ndaluar në flagrancë të riun.
Hetimet vijojnë për zbardhjen e qëllimit të ngjarjes, ndërsa materiali procedurial është kaluar në Prokurorinë Dibër për veprime të mëtejshme.