Një 32-vjeçar është arrestuar nga policia e Korçës pasi u kap në flagrancë duke transportuar 4 qese me kanabis me qëllim shitjen.
Gjatë operacionit antidrogë “Aksi”, shtetasi S.S., banues në fshatin Cangonj, u ndalua në aksin “Bilisht-Korçë”, ku u gjetën 3 kilogramë kanabis të fshehur në motorin e automjetit të tij.
Materialet procedurale iu kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.