-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Bardhi: Qeveria nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 vite qeverisëse për pensione dinjitoze

Kryesoret

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Gazment Bardhi me anë të një postimi ka reaguar në lidhje me buxhetin e vitit 2025.

Bardhi shkruan se Shqipëria është vendi me masën e pensionit minimal apo mesatar më të ulët në rajon. Ai shprehet se pensionistët shqiptarë përfitojnë pagesa më pak se gjysma e pagësës së pensionistëve në Malin e Zi, Serbi apo Maqedoninë e Veriut.

“Edhe pse Shqipëria i ka dyfishuar të ardhurat buxhetore në 10 vitet e fundit, mbi 500 mijë pensionistë i kanë të ardhurat reale aktualisht më të ulëta se në vitin 2014. Ndërkohë që rritja e çmimeve të shportës ndodh me ritme të shpejta, kjo nuk ka ndodhur në këto vite me masën e pensionit. Mbi 500 mijë persona që përfituan pension pleqërie më 2023 kishin të ardhura mujore mesatare 18,341 lekë, sipas të dhënave zyrtare nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, vlerë kjo 26% më shumë se në vitin 2014, ndërkohë që inflacioni është rreth 34%. Për pasojë, pensioni real ka pësuar ulje së paku me 8% gjatë qeverisjes së Edi Ramës.”, shkruan Bardhi.

Më pas ai thekson se “Qeveria e korruptuar e Edi Ramës ka para për të paguar inceneratorët që nuk ekzistojnë, rrugë me kosto disafish më të lartë se vlera reale, apo për kontrata koncesionare në shëndetësi për shërbime shëndetësore që qytetarët nuk i përfitojnë”.

“Ndërkohë për pensionistët nuk gjeti kurrë fonde gjatë 12 viteve qeverisëse që ti garantonte një pension dinjitoz, një rritje reale dhe të ndjeshme për të përballuar kostot e shtuara të jetesës”, shkruan Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit