Presidenti amerikan Joe Biden i ka dhënë dritën jeshile Ukrainës që të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi të furnizuara nga SHBA për të goditur Rusinë, sipas raportimeve të mediave amerikane.
Ndërsa presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky pas këtij vendimi nga Biden ka thënë që “raketat do të flasin vetë”.
Ndërsa nënkryetari i parë i komitetit për çështjet ndërkombëtare të dhomës së sipërme ruse tha se “Vendimi i Uashingtonit për të lejuar Ukrainën të godasë thellë Rusinë me raketa amerikane me rreze të gjatë veprimi mund të çojë në Luftën e Tretë Botërore dhe do të marrë një përgjigje të shpejtë.