Ish-zyrtari i lartë i NATO-s, Nicholas Williams, ka reaguar pas vendimit të Joe Biden për të hequr kufizimet në përdorimin e armëve amerikane nga Ukraina kundër Rusisë, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm.
Në një prononcim për Sky News, Williams tha se lëvizja e liderit amerikan ishte e rëndësishme kur bëhej fjalë për pozicionimin e Ukrainës për të mos bërë lëshime të rëndësishme që Rusia dëshiron për të arritur paqen.
“Është domethënëse,” tha ai. “Ukrainasit mund të thonë se është shumë pak vonë, por nuk është tepër vonë për të ndikuar në objekivat final”, shtoi Williams.
Ai tha gjithashtu se Ukraina do të synojë objektiva ushtarake që mund të kenë ndikim në kufi ose në betejë.
“Do të jenë objektiva thjesht ushtarake”, tha ai.