Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda prezantuan drejtorët e rinj të policisë në Fier, Gjirokastër, Vlorë dhe Berat. Në Gjirokastër vendin e Ardian Çipës e zuri Altin Merizaj.
“Gjirokastra, e njohur për trashëgiminë e saj të pasur kulturore dhe si pjesë e mbrojtjes nga UNESCO, nuk është thjesht një qytet i historisë, por një nyje kyçe për turizmin dhe zhvillimin ekonomik të jugut të Shqipërisë. Megjithatë, ky rajon përballet edhe me sfida të veçanta që kërkojnë një polici të aftë dhe të përkushtuar për të garantuar një mjedis të sigurt për qytetarët dhe vizitorët, si dhe për të mbrojtur pronën, jetën dhe zhvillimin e ligjshëm ekonomik”, tha ministri Hoxha.
Ndërsa në Vlorë u prezantua Elidon Çela dhe në Fier Skënder Hita. Në Berat u përzgjodh Drejtor Luigj Vathin, deri dje nëndrejtor në Tiranë.
“Siguria publike dhe lufta kundër krimit, në veçanti krimit ekonomik dhe informalitetit, do të jenë prioritete të Policisë së Beratit e jo vetëm, i cili është në parametra normalë të sigurisë. Roli i Policisë në këtë qark është i shumëfishtë: Të garantojë siguri për qytetarët dhe vizitorët, të mbështesë rritjen ekonomike, por edhe të ruajë trashëgiminë e vyer që ky qytet përfaqëson të paprekur nga dëshira që ngrihen vetëm mbi përfitimin personal”, u shpreh ministri Hoxha.