Aldi Zonja, 37 vjeç, është një prej “kokave” të grupit të trafikut të drogës, i arrestuar pas një operacioni të SPAK-ut dy ditë më parë.
Ai kishte udhëtuar në Amerikën Latine si turist, por gjatë pandemisë mbeti i bllokuar atje, ku dyshohet se krijoi lidhje me trafikantë dhe u përfshi në një skemë të trafikut të kokainës.
Zonja shfaqte një jetë luksoze në rrjetet sociale, duke postuar foto nga jahtet dhe dasmat e shtrenjta, ndërsa ishte gjithashtu i lidhur me Artion Çaushllarin, një tjetër të arrestuar në kuadër të këtij operacioni.
Të arrestuarit
Shtetas shqiptar:
1- Geis Fejsullai 42 vjeç, banues në Tiranë
2- Klajd Birçe 40 vjeç, banues në Tiranë
3- Aldi Zonja 37 vjeç, banues në Tiranë
4- Artion Çaushllari, 37 vjeç, banues në Tiranë
5- Endi Sejdini, 25 vjeç, banues në Krujë
6- Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, banues në Shkodër
7 – Baki Huqi, 57 vjeç, banues në Durrës
Shtetas të huaj:
1- Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, shtetas kolumbian
2- Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, shtetas venezuelian
3- Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, shtetas venezuelian
Aldi Zonja, ‘koka’ e drogës, lidhi kontakte gjatë izolimit në Amerikën Latine