-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Debat në Kuvend për praninë e Gardës, Vokshi akuzon për intimidim: Nxirni përjashta gardistët

Kryesoret

Seanca plenare e Kuvendit u shoqërua me tensione mes kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, dhe deputetëve të Partisë Demokratike, lidhur me praninë e punonjësve të Gardës së Republikës brenda sallës dhe në ambientet e brendshme të saj. Deputetja Albana Vokshi ngriti shqetësimin e parë, duke kërkuar largimin e menjëhershëm të gardistëve dhe duke akuzuar se deputetët e opozitës po pengoheshin të kryenin detyrat e tyre:

“Ju e trajtoni deputetin e opozitës si armik… Nxirni përjashta gardistët, na lejoni të flasim të paktën me sekretarinë, se nuk kemi punë ne me ju,” tha Vokshi.

Kryetari Peleshi theksoi se ai nuk ka autoritet mbi vendosjen e Gardës dhe nuk ka dhënë asnjë urdhër për pengimin e deputetëve, duke shtuar:

“Le ta dëgjojë edhe Garda, asnjë deputet nuk duhet të pengohet të vizitojë sekretarinë apo çdo shërbim tjetër. Mos krijoni stuhi në gotë. Mund të shkoni në çdo cep të Kuvendit dhe të merrni shërbime.”

Nga ana e tij, kreu i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, kërkoi zyrtarisht ndërhyrjen e kryetarit për të larguar Gardën dhe për të garantuar akses të barabartë për të gjithë deputetët:

“Të vendosësh deputetëve gardistë dhe punonjës sigurie për të lëvizur brenda ambienteve të sallës është intimidim. Ju nuk keni të drejtë t’i pengoni deputetët të ushtrojnë funksionet e tyre kushtetuese.”

Debati nxorri në pah tensionet mes opozitës dhe kryesisë së Kuvendit, ndërsa Peleshi premtoi respektimin e rregullores dhe të lirive të deputetëve, duke u angazhuar që incidentet e ngjashme të mos përsëriten.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit