Dy ditë më parë kancelari gjerman olaf Scholz ka biseduar nëpërmjet një telefonate me presidentin rus Vladimir Putin. Në lidhje me këtë ka reaguar kryeministri polak Donald Trusk në platformën X, ku shprehet se kjo telefonatë nuk ndalon agresionin rus në ukrainë.
“Askush nuk do ta ndalë Putinin me telefonata”, thekson Donald Tusk.
Më pas ai shkruan se “Sulmi i fundit rus këtë fundjavë, një nga më të mëdhenjtë e kësaj lufte, dëshmoi se diplomacia përmes telefonatave nuk mund të zëvendësojë një mbështetje
të vërtetë të gjithë Perëndimit në Ukrainë”.
Ndërsa Scholzi i kritikuar për bisedën e tij telefonike me Vladimir Putin, mbrojti sot vendimin e tij, duke rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gjermanisë për Ukrainën dhe duke siguruar se asnjë vendim për t’i dhënë fund luftës nuk do të merret pa Kievin.