-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Laboratori i kokainës, ja kur caktohen masat e sigurisë për 10 të arrestuarit

Kryesoret

Një operacion i SPAK zbuloi një laborator të sofistikuar të kokainës dhe çoi në arrestimin e 10 personave, përfshirë tre shtetas të huaj, një kolumbian dhe dy venezuelianë. Operacioni u finalizua mbrëmjen e së premtes, ndërsa seanca për caktimin e masave të sigurisë do të zhvillohet ditën e hënë në GJKKO. SPAK ka sekuestruar 48 tonë lëkura të kriposura të bagëtive, të cilat përmbanin lëndë narkotike, të transportuara nga Kolumbia dhe Venezuela.

Hetimet zbuluan se të arrestuarit, përfshirë shtetasit e huaj, ishin pjesë e një grupi të organizuar që përdorte teknologji të avancuar për të nxjerrë kokainën nga lëkurat e kriposura, të importuara në Shqipëri përmes një kompanie të krijuar për këtë qëllim. Këto ngarkesa, që ishin dërguar në dy ngarkesa të ndryshme, do të shpërndaheshin në pika të ndryshme, përfshirë një afër Tiranës.

Të arrestuarit shqiptarë janë:

Geis Fejsullai, 42 vjeç, Tiranë
Klajdi Birçe, 40 vjeç, Tiranë
Artion Caushllari, 37 vjeç, Tiranë
Endi Sejdini, 25 vjeç, Krujë
Aldi Zonja, 37 vjeç, Tiranë
Ismail Abdurrahmani, 51 vjeç, Shkodër
Baki Huqi, 57 vjeç, Durrës
Të huajt e arrestuar janë:

Hiëlen Ledezma Narvaez, 41 vjeç, Kolumbi
Joze Ramon Zacarias Vasquez, 35 vjeç, Venezuela
Samuel Alfonso Moreno Serrano, 42 vjeç, Venezuela

SPAK po vijon hetimet për sasinë e plotë të kokainës të futur në Shqipëri dhe për lidhjet ndërkombëtare të grupit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit