Në kuadër të operacionit të SPAK, një laborator kokainë është zbuluar në fshatin Qerakë, ku lëkura e bagëtive që vinte nga Amerika Latine përpunohej për të nxjerrë kokainën. Gjatë aksionit, u arrestuan 10 persona, përfshirë 3 shtetas të huaj që luanin rolin e “kimistëve” për ndarjen e lëndës narkotike.
Burimet kanë zbuluar se pronar i shtëpisë ku ishte ngritur laboratori është 25-vjeçari Endi Sejdini, i cili, sipas informacioneve, nuk kishte një histori kriminale dhe merrej me një biznes mobileri në zonë. Ai është arrestuar së bashku me personat e tjerë të dyshuar për përfshirje në këtë grup të strukturuar kriminal.