SpaceX, kompania e Elon Musk, është afër realizimit të një plani ambicioz për të revolucionarizuar udhëtimin ndërkombëtar duke përdorur raketën Starship, e cila mund të transportojë pasagjerë midis qyteteve kryesore në më pak se një orë.
Raketa 120 metra e gjatë, me shpejtësi deri në 27,000 km/h, do të mund të udhëtojë përmes atmosferës dhe të arrijë destinacione si Londra dhe New York në vetëm 29 minuta.
Ky projekt mund të ndryshojë radikalisht industrinë e transportit ajror, edhe pse ende mbeten sfida rregullatore dhe të sigurise.