-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho: Në garë për vendin e parë, të përgatitemi për ndeshjen e fundit

Kryesoret

Trajneri i Kombëtares, Sylvinho, ka shprehur besimin se Shqipëria është ende në garë për vendin e parë në Grupin B1 të Ligës së Kombeve, pas barazimit 0-0 ndaj Çekisë.

Ai theksoi se, megjithë vështirësitë që ofron Çekia, skuadra e tij ka bërë përpjekje të mira dhe do të përgatitet siç duhet për ndeshjen e fundit, ku do të përballet me Ukrainën. Sylvinho e cilësoi grupin një “ekuilibruar” dhe tha se gjithçka është e hapur, duke shtuar se vetëm Ukraina është e sigurt që nuk mund të arrijë vendin e parë.

“Është një skuadër shumë e vështirë. Luajnë me shumë intensitet. Janë shumë fizik. E ritheksoj është një grup shumë i ekulibruar. Luajnë me topa të gjatë dhe kur kriojojmë hapësira ata na gjejnë 4 me 4. Çekia është një ekip shumë, shumë i vështirë. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë.

Kemi vuajtur shumë në Pragë. Nuk jemi një skuadër aq fizike si ata që luajnë me presion shuëm të lartë. Duhet të punojmë shumë të fitojmë.

Tuci ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Kemi bërë zgjedhej me Tucin pasi luan mirë brenda dhe na jep centimetras prej gjatësisë. Uzuni është sulmues shumë i mirë, po me karakteristika të tjera. Çekia është shumë lartë fizikisht dhe janë të gjatë. Kjo na vështirëson punën.

Nuk mund të jap një notë se sa e mendoj nga 1 te 10 që marrim kreun. Është grup i ekuilibruar. Gjithçka e hapur dhe gjithçka mund të ndodhi. Duhet të jemi të përgatitur për ndeshjen e fundit. Gjeorgjia dhe Ukraina barazuan sonte. Të gjithë janë të ngjeshur me pikët. Teknikisht, vetëm Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë.”- tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit