-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sylvinho para ndeshjes me Serbinë: Kjo sfidë është shumë e rëndësishme, jemi gati

Kryesoret

Në prag të ndeshjes vendimtare kundër Serbisë, trajneri i Kombëtares, Sylvinho, foli para mediave dhe u shpreh se kjo ndeshje ka një rëndësi të veçantë për ekipin.

Ai tha se të gjitha ndeshjet kanë peshën e tyre, por tani fokusimi maksimal është tek sfida e 11 tetorit në Leskovac.

Një muaj më parë e kishin fituar ndeshjen ndaj Letonisë, që ishte shumë e rëndësishme, dhe tani shikojnë përpara ndaj Serbisë.

Sylvinho tregoi se skuadra ka punuar shumë në fazën sulmuese dhe janë përgatitur me videoanaliza dhe stërvitje intensive. Lojtarët kanë dhënë përgjigje pozitive dhe janë gati për të dhënë më të mirën në fushë.

Ai nuk është i shqetësuar për momentin pa gola, pasi theksoi se më e rëndësishme është përgatitja dhe gatishmëria e lojtarëve për këtë ndeshje kyçe. Trajneri premtoi se do të bëjë zgjedhjet e duhura për formacionin dhe se e gjithë skuadra është e motivuar.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit