Ministri i Ekonomisë, Robert Hambeck është zgjedhur kandidat për kancelar nga të Gjelbrit për zgjedhjet e 23 shkurtit në Gjermani.
DW raporton se në votimin e mbajtur në kongresin e partisë në Wiesbaden, Habeck mori 741 nga 768 vota, ose 96.48%.
Habeck tha se e dinte se e kishte humbur besimin e publikut gjatë viteve të fundit, por se donte të merrte përgjegjësinë si “kandidati për njerëzit në Gjermani”. Të shtunën, më 16 nëntor, Francisca Bratner dhe Felix Banasczak u zgjodhën si dyshja e re drejtuese e të Gjelbërve.