Pas barazimit 0-0 ndaj Çekisë, sulmuesi i Shqipërisë, Indri Tuci, foli për vështirësitë që përjetoi në fushë. Ai theksoi se ndeshja ishte shumë e vështirë, me shumë duele fizike dhe kundërshtarë të fortë, që e bënë të vështirë lëvizjen në sulm.
Sipas Tucit, gjatë 25 minutave të para, Shqipëria nuk ishte në nivelin e duhur, por pas kësaj periudhe skuadra u riorganizua dhe në pjesën e dytë luajtën më mirë.
“Ishte ndeshje e vështirë, shumë duele, shumë duele fizike, mbrojtësit ishin nga 2 metra. 25 minutat e para nuk bëmë mirë, pastaj u mblodhëm si ekip dhe pjesën e dytë bëmë më mirë.
Çekët luajnë një kundër një, dhe do të markojnë në çdo anë të fushës. Kur bëmë 3-4 pasime bashkë dolëm shumë rrezikshme, duhet ta kishim bërë më përpara.
Hasa vështirësi tek topat e gjatë, njëri bënte bllok ndërsa tjetri kërcente me kokë. Shpresoja të bëja më mirë, por ishte shumë e vështirë, sepse duhet të luftoja me 2 lojtarë njëherazi”, u shpreh Tuci.