-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: CDI dënon arrestimet politike dhe kërkon lirimin e liderëve të opozitës

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, gjatë fjalës së tij në protestën “Rruga e Shpresës”, lexoi rezolutën e miratuar nga CDI (Koalicioni i Partive të Qendrës së Djathtë) në Kamboxhia, e cila dënon arrestimet dhe burgosjet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës në Shqipëri.

Berisha tha se CDI kërkon lirimin e menjëhershëm të liderëve të opozitës, duke përmendur rastet e Sali Berishës, Ilir Metës, Fatmir Mediut, Ervin Salianjit dhe Fredri Belerit, të cilët janë arrestuar ose janë nën hetim për akuza që, sipas tij, janë të motivuara politikisht dhe pa bazë ligjore.

Berisha: Prof. Dr. Sali Berisha, kryetar i Partisë Demokratike dhe lider i opozitës është prej 9 muajve në arrest politik shtëpie si person nën hetim pas një kallëzimi të rremë, të bërë nga kryetari i grupit parlamentar të PS dhe urdhrave të përsëritur të Edi Ramës.

Arrestimi i tij në shtepi është në kundërshtim me Kushtetutën dhe Konventen Europiane të të Drejtave të Njeriut. Këto kohë, ai perballet me akuza plotikisht të motivuara për korrupsion pasiv bazuar në mashtrime, falsifikime të dokumenteve zyrtare pa asnjë fakt, apo vepër penale. Nuk ekziston asnjë shkelje ligji, asnjë dëm publik dhe asnjë firmë e Sali Berishës, asnjë dëshmi kundër tij.

2- Ilir Meta ish-president, ish-kryetar parlamenti, ish-kryeminister dhe aktualisht lider i Partisë së Lirisë, partisë së dytë më të madhe opozitare është në burg si person nën hetim. Ai u ndalua në rrugë, u arrestua brutalisht dhe u zvarrit dhe u godit në koke publikisht nga policë të maskuar, sipas një skenari të urdhëruar nga zedin Rama

3- Zoti Fatmir Mediu, President i Partisë Republikane, ish-ministër mbrojtje është në ndjekje penale, ndonëse gjykata e lartë ka hedhur poshtë në vitin 2009 akuzat për shpërdorim detyrë në rastin e z. Mediu. Sipas legjislacionit shqiptar, afati 10 vjeçar i parashkrimit në rastin e Mediut ka perfunduar në vitin 2009. Por prokurori hopi çështjen në kundershtim me ligjin

Z.Ervin Salianji, deputet dhe nënkryetar i grupit parlamentar të PD është dënuar me 1 vit burg bazuar në dëshmitar të rremë dhe i akuzuar për dëshmi të rremë të cilën ai kurrë nuk e ka bërë.

Z. Fredi Bejleri, deputet në parlamentin Europian i zgjedhur kryetar bashkie në Himarë, arrestuar dhe burgosur politikisht.

Te Drejtesia nuk mund të perdoret si armë politike për të shtruar rrugën drejt manipulimit të zgjedhjeve remineshencë e taktikave të regjimeve autoritarë.

Paralajmërimi i vitit 2015 i Komisionit të Venecias se reforma zgjedhore rrezikon të kuptohet nga partia në pushtet dhe të krijojë kaos brenda sistemit është materializuar nën udheheqjen e Ramës.

CDI nënvizon se injorimi i vullnetit të popullit shprehur qartësisht në zgjedhjet e fundit parlamentare çon në rënie të besimit tashmë të dobsuar në proceset demokratike dhe mund të shkaktojë instabilitet afatgjatë.

CDI dënon arrestimet burgosjet e motivuara politikisht të liderëve të opozitës të deputetëve dhe qeveritarëve vendorë të saj në Shqipëri dhe kërkon lirimin e tyre të menjëhershëm. CDI pa ekuivokë, mbështet përpjekjet e opozitës shqiptare për antarësimin e Shqipërisë në BE, si dhe luftën e saj për të garantuar zgjdhje parlamentare të lira dhe të ndershme, duke njohur rolin e tyre kurajoz dhe jetik për rivendosjen e qeverisjes demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave themelore të njeriut.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit