Një 24-vjeçare u gjet e pa jetë në bagazhin e një makine. 24-vjeçarja Harshita Brella u gjet në lindje të Londrës të enjten, dhjetëra milje larg shtëpisës ës saj në Corby.
Ndërkohë policia e Northamptonshire ka shpallur në kërkim bashkëshortin e 24-vjeçarjes Pankaj Lamba. Ai është shpallur në kërkim pasi viktima kishte qenë nën mbrojtjen e një urdhri gjyqësor pasi vuante nga dhuna.
“Kërkimet tona na bëjnë të dyshojmë se Harshita u vra në Northamptonshire në fillim të këtij muaji nga bashkëshorti i saj Pankaj Lamba. Ne dyshojmë se Lamba e transportoi trupin e Harshitës nga Northamptonshire në Ilford me makinë”, tha kryeinspektori Paul Cash.
Rreth 60 dedektivë po punojnë për rastin me linja hetimi duke përfshirë kërkimet nëpër shtëpi, prona si dhe shikimin në CCTV dhe ANPR. Një fqinje pranë Sturton Walk tha se ajo kishte parë Brella në zonë dhe së fundmi kishte dëgjuar “shumë të bërtitura, shumë përplasje përreth”.