-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ja kush është 14-vjeçari që u vra te “Fan Noli”

Kryesoret

Një ngjarje tragjike ka tronditur sot opinonin publik, pas vrasjes së një 14-vjeçari dhe plagosjes së një tjetër adoleshenti pranë shkollës 9-vjeçare “Fan Noli” në Tiranë. I vrari është Martin Cani, një futbollist i rinj i skuadrës U15 të Dinamos, ndërsa i plagosuri është një tjetër lojtar, L.M., i cili po merr trajtim mjekësor në spital.

Ngjarja ndodhi pas përfundimit të mësimit, kur viktima dhe i plagosuri janë sulmuar në një rrugicë 150 metra larg shkollës. Martin Cani u godit me thikë në zemër dhe humbi jetën menjëherë, ndërsa L.M. mori dy plagë, por ndodhet në gjendje stabile.

Të dy djemtë ishin pjesë e skuadrës U15 të Dinamos, e cila vetëm një ditë më parë kishte luajtur një ndeshje kundër Besës së Kavajës. Pas ngjarjes, klubi Dinamo ka shprehur ngushëllimet e tij për humbjen e lojtarit të ri, Martin Cani.

Reagimi i klubit Dinamo

Jemi thellësisht të tronditur nga lajmi tragjik për ndarjen e parakohshme nga jeta të lojtarit tonë Martin Cani, pjesë e skuadrës U-15.

Presidenti Adrian Bardhi dhe klubi FC Dinamo City i shprehin ngushëllimet më të sinqerta familjes Cani dhe i gjenden pranë në këto momente shumë të vështira.
U prehsh në paqe Martin!

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit