-sidi education-spot_img
34.8 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Humbja e 14-vjeçarit nga Golaj, policia në kërkim

Kryesoret

Një ngjarje ka ndodhur në fshatin Golaj, Bashkia Has, ku një i mitur 14-vjeçar, Mariglen Dauti, ka humbur kontaktet me familjen që prej datës 5 janar 2026.

Sipas familjarëve, Marigleni ka marrë pa dijeninë e prindërve mjetin e babait të tij, një Mercedes-Benz E-Class me targa AB 379 RY, dhe është larguar nga banesa.

Dëshmitarët kanë raportuar se ai është parë për herë të fundit në një karburant të Kosovës, në segmentin Pejë–Prishtinë, rreth orës 16:00 të po të njëjtës ditë.

Familja Dauti ka bërë thirrje për ndihmën e Policisë së Kosovës dhe qytetarëve për të gjetur djalin, i cili nuk kishte asnjë dokument identifikimi me vete. Policia ka shpallur në kërkim Mariglenin dhe ka nisur kontrollet intensive për ta gjetur atë. Aktualisht, materialet proceduriale janë kalur në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Kukësit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit