Kombëtarja shqiptare e futbollit do të presë ditën e nesërme në “Air Albania” Ukrainën. Nga informacionet paraprake duket se tekniku Sylvinjo preferon kësaj here një formacion sulumes 4-3-3.
Sylvinjo ka rigjetur Dakun të cilin e preferon në majën e sulmit por vijojnë problematikat me Jasir Asanin i cili u dëmtua 30 minutat e para në ndeshjen ndaj Çekisë.
Llogaritë janë ende të hapura në grup dhe “Kuqezinjtë” janë më të favorizuar ditën e nesërme pasi kundërshtar kanë Ukrainën e vendit të 4.
Ndeshja tjetër e grupit do të jetë Çeki-Gjeorgji një sfidë direkte ku miqtë fituan ndaj çekëve ndeshjen e parë me shifrat 4-1, një barazim në këtë ndeshje do ti siguronte kombëtares ngjitjen në ligën e parë nëse tanët fitojnë ndaj Ukrainës.