Policia e Lezhës ka arrestaur dy persona pasi akuzohen për prodhimin dhe shitjen e lëndëve narkotike. 29-vjeçari me iniciale M.P., dhe 30-vjeçari me iniciale A.Gj., të dy banues në lezhë janë nadluar nga policia.
Gjatë kontrollit në makinë janë gjetur dhe sekuestruar doza të lëndës narkotike të lëndës së dyshuar narkotike kanabis. Ndërsa në shtëpinë e M.P., janë gjetur 323 doza kanabisi dhe tek A.Gj., 18 doza kanabisi të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Gjatë operacionit u sekuestruan qindra doza kanabisi gati për shitje, 1 armë gjahu, municion luftarak, 2 automjete, 6 celularë dhe shumë parash në lekë dhe euro.
Gjithashtu ka nisur procedimi penal për A.Gj 66 vjeç për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, pasi iu gjetën në banesë, një armë gjahu dhe municion luftarak, që i mbante pa leje;
D. F., 36 vjeç, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, pasi iu gjetën në banesë, 5050 euro dhe 513 000 lekë të rinj.
Ndërsa materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.