Sot, në përkujtim të ditës së 1000-të të agresionit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Rusisë kundër Ukrainës, Kryesia e Kuvendit të Shqipërisë u ndriçua me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës.
Ky akt simbolik vjen si një shprehje e mbështetjes së palëkundur të Shqipërisë për Ukrainën, e cila vazhdon të përballet me agresionin rus. Kuvendi njoftoi se mbështetja për Ukrainën do të vazhdojë deri në çlirimin e plotë të saj dhe ruajtjen e paqes, rendit ndërkombëtar dhe sovranitetit të vendit. “Duke mbrojtur integritetin territorial dhe sovranitetin e Ukrainës, ne mbrojmë vlerat tona të përbashkëta, lirinë, demokracinë dhe paqen”, theksohet në njoftimin e Kuvendit.